×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i përgjigjet ambasadorit amerikan për çështjen e Asociacionit

    FrontOnline
    17 Qershor 2021
    Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti ka deklaruar se kërkesat për asociacion njëetnik nuk po vijnë nga njerëz të thjesht, por nga politikanët e fqinjët veriorë. Ai edhe një herë ka përsëritur se Kosova nuk mund të ketë asociacion mbi baza etnike. Për më tepër ka theksuar se kjo është definuar mirë edhe në aktvendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese.

    Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti ka deklaruar se kërkesat për asociacion njëetnik nuk po vijnë nga njerëz të thjesht, por nga politikanët e fqinjët veriorë. Ai edhe një herë ka përsëritur se Kosova nuk mund të ketë asociacion mbi baza etnike. Për më tepër ka theksuar se kjo është definuar mirë edhe në aktvendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese.

    Kështu është përgjigjur mëngjesin e së enjtes, kryeministri Albin Kurti, derisa ka komentuar për KosovaPress deklaratat e ambasadorit amerikan Philip Kosnet. Ky i fundit të mërkuren ka thënë se Kosova e ka detyrim të themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe.

    Kurti ka deklaruar se Kosova e ka një asociacion të komunave dhe ky është funksional.

    “Nuk mendoj që është e mundshme në rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës të ketë asociacion mbi baza etnike. Mund të ketë asociacion të komunave mbi baza zhvillimore, mund të ketë mbi baza gjeografike. Ta zëmë asociacion të bjeshkëve të Rugovës, të maleve të Sharrit ose të Lumit Lepenc. Por asociacion mbi bazë etnike nuk mund të kalojë as sa i përket frymës e as germës së Kushtetutës së Kosovës. Dhe praktikisht një gjë të tillë e ka thënë edhe aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese i publikuar me 23 dhjetor të vitit 2015”, ka thënë Kurti.

    Kurti ka shtuar se janë për të drejtat e të gjitha pakicave, dhe kundër margjinalizimit apo diskriminimi.

    Më tej ai ka thënë se kërkesa të tilla po vijnë nga politikanët dhe fqinjët veriorë.

    “Kërkesa për asociacion etnik e cila ka tash e gati një dekadë që mbahet aktuale nuk më duket që vie nga njerëzit e thjeshtë. Por nga politikanët e fqinjët tonë veriorë”, ka deklaruar ai.

    Ambasadori amerikan, Philip Kosnet të mërkurën ka thënë se Kosova ka detyrim të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, e po ashtu që shtetet kanë detyrim që rë respektojnë marrëveshjet dhe zotimet e tyre.

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Hoxha i njohur Ahmed Kalaj e ka mallkuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin pas deklaratës së tij se do të merret personalisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Që të bëhen votat për votimin e Kodit Civil duhet edhe pak kohë. Kështu shprehet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës raketa “Patriot” shtesë për sistemet e saj të mbrojtjes ajrore, si pjesë e një pakete...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Përdorimi i rrjeteve kompjuterike nga një masë e madhe, në Shqipëri ka bërë që të rriten edhe rastet kur po abuzohet me...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Videoja e një vajze të vogël që imiton ulërimën e luanit është bërë virale në rrjete sociale. Riley Kay Scott ka impresionuar...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjatë vizitës në Gjermani. Ai ka paralajmëruar se do...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje partnerëve perëndimorë që t’i japin shtetit të tij sisteme shtesë të mbrojtjes, me qëllim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.