Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka lënë izolimin e Prishtinës.
Ai ka kaluar kufirin në drejtim të Shqipërisë.
Vetura e Kurtit është fotografuar mbrëmë pak para orës 18:00, tek sa ka kaluar kufirin Kosovë Shqipëri.
Në Prishtinë mbrëmë nga ora 19:00 ka hyrë në fuqi ora policore. Policia ka bllokuar të gjitha hyrje daljet në kryeqytet deri në orën 05:00 të mëngjesit të sotëm, raporton Infokus.
Këto kufizime janë përcaktuar sipas numrit të të infektuarve në shtatë ditët e fundit në 100.000 banorë dhe masat janë të marra sipas kategorizimeve me zona.