×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti flet me kongresistin Crow për diasporën në ShBA, e fton atë ta vizitojë Kosovën

    FrontOnline
    01 Tetor 2024

    Në margjina të Forumit të Varshavës për Siguri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kongresistin amerikan, Jason Crow.

    Zyra e Kryeministrit njoftoi se ata bashkëbiseduan rreth rolit të diasporës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Kryeministri Kurti gjithashtu e ka ftuar kongresistin Crow që ta vizitojë Kosovën.

    “Kryeministri Kurti e njohu kongresistin me vizitën më të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe takimet produktive e të frytshme të mbajtura atje. Ai e falënderoi kongresistin për përkrahjen e vazhdueshme dhe advokimin e zëshëm të tij për Kosovën dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

    “Bashkëbiseduan edhe rreth rolit të diasporës sonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një urë e fuqishme lidhëse mes dy shteteve tona, por edhe si kontribuuese e rëndësishme në jetën shoqërore amerikane. Kryeministri Kurti e ftoi kongresistin Crow që ta vizitojë Kosovën, duke shprehur se është i mirëseardhur në vendin tonë”, thuhet tutje në komunikatë.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme01 Tetor 2024
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka qëndruar sot në Gjakovëm ku ka pasur dy takime me qytetarë, për të cilët njofton se...
    Lajme01 Tetor 2024
    Deputeti i sapo larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, Eman Rrahmani, shprehu bindjen se angazhimi i tij politik është i përkushtuar për një “familje...
    Lajme01 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se për Ballkanin Perëndimor, e veçanërisht për Republikën e Kosovës, integrimi i plotë euroatlantik në NATO dhe...
    Të tjera
    Lajme01 Tetor 2024
    Në konferencën për ecurinë e çështjes në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, prokurori Matt Halling tha...
    Lajme01 Tetor 2024
    Anëtari i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj ka kritikuar pushtetin aktual lidhur me problemin me kontrata...
    Opinione01 Tetor 2024
    Nga Bernd Riegert: Mark Rutte njoftoi në korrik të vitit 2023 se ka dhënë dorëheqjen si kryeministër i Holandës dhe “është tërhequr...
    Bota/Rajoni01 Tetor 2024
    Në Shqipëri, ekspertë të zgjedhjeve po nxitin autoritetet që të kryejnë rregullime ligjore ose vetërregullime etike mbi fushatat zgjedhore online, ndërsa teknologjitë...
    Vip01 Tetor 2024
    Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Një reality show, i...
    Lajme01 Tetor 2024
    Deputeti Visar Korenica ka folur për largimin e tij dhe të Eman Rrahmanit nga Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se brenda subjektit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.