×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti falënderon ushtarët bullgarë që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it

    FrontOnline
    20 Nëntor 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në pritjen lamtumirëse për Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev.

    Sipas komunikatës për media, në fjalën e tij para të pranishmëve, shprehu mirënjohjen e tij ndaj diplomatit Gudjev që përfaqëson Republikën e Bullgarisë, një vend që është jo vetëm mik i sinqertë, por edhe partner strategjik i Republikës së Kosovës.

    “Gjatë viteve që kemi punuar së bashku, me përkushtimin tuaj, kemi arritur të avancojmë dhe thellojmë marrëdhëniet dypalëshe mes dy shteteve tona”, tha kryeministri.

    Teksa përmendi marrëveshjet e arritura në mes të dyja vendeve, kryeministri tha se Bullgaria ka qenë avokuese për ne sa herë që e kemi kërkuar, prandaj sinqerisht falënderojmë autoritetet përkatëse për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm dhe të dëshmuar për Kosovën. Në veçanti falënderoi ushtarët dhe oficerët bullgarë që kanë shërbyer dhe shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

    “Ambasadori Gudjev po përfundon misionin e tij diplomatik, por miqtë që ai ka bërë këtu do të zgjasin përjetë. Do të na mungojë dhe jam i sigurt se do t’i mungojë edhe Kosova. Prandaj, shpresoj të jetë mysafir i rregullt në vendin tonë, të cilin mund ta konsiderojë si shtëpinë e tij të dytë. Me këtë rast, më duhet të falënderoj jo vetëm Shkëlqesinë e Tij për gjithçka që ka bërë, por nëpërmjet tij, vendin që ai përfaqësoi në mënyrë të admirueshme në Kosovë”, tha Kurti.

    “Gjatë mandatit të ambasadorit Gudjev, në Kosovë janë realizuar pesë vizita të zyrtarëve bullgarë, përfshirë Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev dhe janë organizuar 21 vizita të zyrtarëve të Kosovës në Bullgari, përfshirë këtu takimin e kryeministrit Kurti me Kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev dhe Presidentin e Bullgarisë,  Rumen Radev”, thuhet më tej në komunikatë

    Nga Rubrika
    Lajme20 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për një kontrabandë të dyshuar me kafshë. Sipas raportit 24-orësh, KFOR-i ka vërejtur tri vetura dhe një...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti mori pjesë mbrëmë në pritjen lamtumirëse për ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev. Ai e quajti Bullgarinë vend...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryetari i Shoqatës së Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gazmend Syla, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar...
    Të tjera
    Lajme20 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një burri pasi i njëjti dyshohet se me 11 nëntor e ka ngacmuar seksualisht...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka pretenduar se janë bërë 444 investime infrastrukturore në arsim. Në mesin e tyre, Kurti përmendi edhe investimet në...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e Komisionit për Buxhetin e Shtetit dhe Çështjet Financiare të Parlamentit Bavarez...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë bërë të ditur se nga tetori...
    Lajme20 Nëntor 2024
    UNICEF-i dhe BE-ja në Kosovë shënojnë sot Ditën Botërore të Fëmijëve në kuadër të projektit “Mbrojtja e Fëmijëve të Cenueshëm në Kosovë”....
    Lajme20 Nëntor 2024
    Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) organizon sot konferencën “Inovacionet drejt digjitalizimit të shërbimit kadastral”, e cila ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.