Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar tre këshilltarë të tij politikë.
Të emëruarit gjatë kësaj jave janë Fëllanza Podrimaj, këshilltare politike, Jeton Zulfaj, këshilltar politik dhe Shenaj Shala, këshilltare politike/shefe e protokollit.
Të tre ata ishin pjesë e kabinetit të kryeministrit gjatë Qeverisë Kurti 1, dhe do të vazhdojnë të punojnë pranë kryeministrit Kurti në mandatin e ri, njofton Zyra për komunikim publik pranë Kryeministrit të Kosovës.