Kryetari i VV-së, dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me përfaqësues të Listës Serbe.
Në këtë takim, ai ishte i shoqëruar nga kandidatja për presidente, Vjosa Osmani.
Takimi ka të bëj me konsultat e Kurtit dhe Osmanit me forcat politike për votat për qeverinë dhe presidentin.
Vlen të theksohet se Kurti në të kaluarën ka pasur një diskurs shumë të ashpër karshi Listës Serbe të cilët madje i kishte quajtur edhe çetnikë.
Para takimit me ta, Kurti e Osmani kanë pritur në takime të ndara edhe përfaqësuesit nga partitë tjera politike në Kosovë si dhe ato të minoriteteve.