Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryeministër të vendit, Albin Kurtit dhe u.d të presidentes Vjosa Osmani, kanë filluar t’i takojnë liderët e partive politike për t’u dakorduar për formimin e institucioneve të vendit pas certifikimit të zgjedhjeve, raporton Front Online.
Ata sot janë takuar me kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhajn dhe më pas do të takohen me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Në agjendën e takimeve është paraparë që sot të takohen edhe me kryetarin e ri të LDK-së, Lumit Abdixhikun, por ky takim është shtyrë nga Abdixhiku për ditë e premte pasi që ai ka konsideruar se e ka të pamundur të takohet sot.
E lidhur me këtë burime të portalit Front Online nga kabineti i Kurtit dhe Osmanit kanë thënë se ende nuk është vendosur nëse takimi me Abdixhikun do të mbahet ditën e premte.
“ Ende nuk është konfirmuar nëse takimi me kryetarin e ri të LDK-së do të mbahet të premte”, ka thënë shkurt ky burim.