Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas marrjes së detyrës nga Avdullah Hoti, ka vazhduar ditën me disa aktivitete.
Ai ka bërë homazhe edhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Kurti gjatë homazheve ishte i shoqëruar nga u.d. i presidentit në detyrë, dhe kryetari I Kuvendit Glauk Konjufca.
Konjufca, tha se sakrifica e familjes Jashari për lirin e Kosovës e lëvizi krejt botën.
“Jemi këtu në Prekaz së bashku me kryeministrin dhe kemi nderin edhe me kryetarin e komunës z. Bekim Jashari që të përkulemi para sakrificës së familjes Jashari që të marrim forcë se si do të vazhdojmë e të ecim përpara ky është vendi ku në vitin 98 kombi shqiptar u ringjall, sakrifica e familjes Jashari e lëvizi krejt botën, për këtë arsyeje do të jetë i përjetshëm kujtimi për sakrificën e familjes Jashari”, tha Konjufca.
Ndërsa kryeministri I Kosovës, Albin Kurti, tha se çdo detyrë shtetërore duhet të themelohet mbi kthimin dhe rikthimin e familjes Jashari
“Pas pranimit të detyrës si kryeministër i Kosovës menjëherë erdha këtu në Prekazin heroik bashkë me presidentin në detyrë dhe kryetari Glaku Konjufca dhe djalin e herorit, Hamz Jashari, vendosim kurora me lule të varri i Ademit dhe Hamzës dhe bënë homazhe të të rënët e epopesë së UÇK-së 5,6,7 mars të 98-të. Çdo herë kur marrim detyra të rëndësishme shtetërorë çdo pozitë e lartë institucionale duhet të themelohet mbi kthimin dhe rikthimin të Jasharët, lavdi të gjithë heronjve faltë të cilëve ne sot jemi të gjallë dhe gëzojmë lirin” , tha Kurti.