×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e informon Sorensenin për “hapat drejt formimit të institucioneve”: BE t’i heqë menjëherë masat ndaj Kosovës

    FrontOnline
    17 Mars 2025

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e informoi të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen për “hapat drejt formimit të institucioneve”, siç thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra e tij pas takimit.

    “Në këtë takimi të parë zyrtar në Zyrën e Kryeministrit, ai e uroi për rolin e ri z. Sørensen dhe e njoftoi me zhvillimet e fundit në vend dhe për hapat drejt formimit të institucioneve në legjislaturën e 9-të”, thuhet në komunikatë.

    Kryeministri kërkoi nga emisari Sørensen që “BE-ja të heqë menjëherë masat e padrejta kufizuese ndaj Kosovës”, thotë ZKM.

    “Ai theksoi kontradiktën e pashëndetshme për BE-në, vlerat themelore të saj dhe për reformat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës me mbështetje të madhe të qytetarëve, që në të njëjtën periudhë kur vendi shënon ngritjen më të madhe demokratike, edhe sipas indekseve ndërkombëtare, të jetë njëkohësisht nën masa kufizuese të BE-së”, thuhet në komunikatë.

    “Diskutuan për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe për rrugën përpara. Kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit. Duke rikujtuar sulmin paramilitar në Banjskë në shtator të vitit 2023 dhe sulmin terrorist në Ibër-Lepenc në nëntor të vitit të kaluar, ai gjithashtu nënvizoi rrezikun që kryeterroristi Millan Radoiçiq, bashkë me grupin e tij, vazhdon të paraqes për sigurinë e vendit dhe normalizimin e marrëdhënieve në kuadër të procesit të dialogut për sa kohë që vazhdon të jetë i lirë në Serbi, përkundër pranimit të fajësisë para autoriteteve në Serbi dhe aktakuzës 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës. Andaj, përsëriti thirrjen, që Radoiçiq dhe grupi i tij t’i dorëzohet Kosovës për gjykim”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

    Sorensen erdhi për herë të parë në Kosovë në një vizitë zyrtare që prej kur ka marrë postin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun. Ai do ta vizitojë edhe Beogradin, pas së cilës tha se do të ulet dhe të vlerësojë se “ku jemi”.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Dritëro Arifi ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që i ndalon Hashim Thaçit të marrë pjesë në varrimin e babait...
    Lajme18 Mars 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka lartësuar figurën e Haxhi Thaçi, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi. Krasniqi u shpreh se Haxhi Thaçi...
    Lajme18 Mars 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka bërë të ditur se është njoftuar se gazetarja e portalit “Kossev” nga Mitrovica e Veriut,...
    Të tjera
    Vip18 Mars 2025
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka bërë një deklaratë të fortë, duke treguar se është arrestuar pas ballafaqimit që...
    Lajme18 Mars 2025
    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, priti në takim shefen e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK-ut,...
    Lajme18 Mars 2025
    Pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të të ndjerit Haxhi Thaçi, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, familja Thaçi i ka falënderuar të...
    Lajme18 Mars 2025
    Hajdar Beqa, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), është deklaruar për Front Online ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të refuzuar...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Kryeministri britanik Keir Starmer inkurajoi homologët e tij të vazhdojnë përpjekjet për një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës. Komentet e tij u...
    Lajme18 Mars 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të refuzuar kërkesën e Hashim Thaçit për të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.