Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është takuar me dy përfaqësues të ShBA-së, James O’Brien, Ndihmës Sekretari i Shtetit, dhe Alexandar Kasanof, i dërguar i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor.
Në postimin e tij, Kurti ka publikuar fotografitë nga takimi, ku shihet edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
“Pesë takime tjera të rëndësishme për raportet tona me miq të çmueshëm dhe për mundësi të reja, në ditën e tretë të qëndrimit në New York” – ka shkruar Kurti.