Ai theksoi se, në Ditën e Forcës, FSK-ja hap dyert e shtatë kazermave në të gjithë Kosovën për të treguar qytetarëve se është e gatshme të mbrojë ata dhe sovranitetin territorial të shtetit tonë
Kryeministri theksoi se FSK-ja është një forcë paqedashëse, por gjithashtu e gatshme të sakrifikojë për të mbrojtur paqen, duke kontribuar në stabilitetin global krahas aleatëve të saj. Forcimi i FSK-së, sipas Kurtit, forcon gjithashtu dhe qëndrueshmërinë e Republikës së Kosovës, duke forcuar pozicionin e shtetit tonë në forumet dhe arkitekturën ndërkombëtare të sigurisë.