×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Kurti: Do të përkrahim mbi 6 mijë familje për ta rritur efiçiencën energjike

    FrontOnline
    15 Gusht 2024

    Gjatë javëve në vijim, Ministria e Ekonomisë dhe Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë do të hapin thirrje për subvencione direkte për të ndihmuar familjet që të investojnë në ngritje të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e banesat e tyre.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë javëve në vijim, ministria e Ekonomisë dhe Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë do të hapin thirrje për subvencione direkte për të ndihmuar familjet që investojnë në ngritje të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e banesat e tyre.

    Kurti tha se përmes këtyre masave synojnë t’i përkrahin 1 mijë e 300 familje për të bërë investime të cilat sipas tij, e rrisin efiçiencën energjike.

    “Përmes këtyre masave, synojmë t’i përkrahim 1 mijë e 300 familje për të bërë investime të cilat rrisin efiçiencën energjike të shtëpive sikurse izolimi ose ndërrimi i dritareve; dhe 5 mijë familje për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje si: kalda e stufa me biomasë, kondicionerë efiçientë e pompa termike”.

    “Kështu po angazhohemi që ju qytetarë të keni sa më pak shpenzime për energji e të mbani shtëpinë tuaja të ngrohta gjatë dimrit e të freskëta gjatë verës”, tha Kurti.

    Më tej, ai tha se këto thirrje do t’i hapin përmes platformës E-Kosova, teksa iu bëri thirrje qytetarëve që të hapin llogari për të përfituar.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është pritur në takim nga presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Ajeti e falënderoi Steinmeierin për siç...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas homazheve në Reçak, ka vizituar familjen Mehmeti nga ky fshat. Kurti tha se forcat gjenocidale serbe...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti në akademinë përkujtimore për Masakrën e Reçakut ka thënë se ka mbaruar lufta për çlirim, por jo...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Drenusha ka diskutuar me Drilonin për jetën e saj para ndarjes me ish-bashkëshortin. Ajo u shpreh se ka dy vjet që është...
    Vip15 Janar 2025
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Vullneti, ka rrëfyer eksperiencën e tij prej gazetari në rastin e agresionit terrorist nga militantë...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Gjykata e Posaçme ka miratuar një urdhër kontrolli në kuadër të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe familjarëve...
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi të ambasadorit William  Walker. Ai...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1962 gjoba trafiku. Gjatë periudhës së njejtë, kanë ndodhur edhe 28 aksidente,...
    Lajme15 Janar 2025
    Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, u takua sot me Komandantin e Brigadës Paqeruajtëse Armene,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.