×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ujësjellësin e Prizrenit, informohen për projektet

    FrontOnline
    26 Dhjetor 2024

    Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vizituan Ndërmarrjen e ujit KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, për t’u njoftuar nga afër për performancën e KRU “Hidroregjioni Jugor”.

    Sipas një komunikate për media, bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua rreth arritjeve dhe rëndësisë së ndërmarrjes për zhvillimin ekonomik dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët.

    Në këtë kumtesë theksohet se Kurti u njoftua për projektet dhe investimet e ndërmarrjes, përfshirë zhvillimin në infrastrukturë në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, zgjerimin e shërbimeve cilësore dhe treguesit e performancës financiare në rritje.

    “Së fundmi, KRU Hidroregjioni ka përfunduar lidhjen me ujë të pijes për fshatin Gërnçar për 15 mijë familje, me 100 mijë euro investim nga Ministria e Ekonomisë. Kurse me përkrahje prej 102 mijë euro po ashtu nga Ministria e Ekonomisë, ndërmarrja po zbaton projektin për rehabilitimin dhe zgjerimin e ujësjellësit në Bllacë të Suharekës. Ndërkaq, KRU Gjakova është duke realizuar edhe investimet për furnizim me ujë të pijshëm në fshatrat Hoçë e Madhe, Zoçishtë dhe Opterushë të Rahovecit me grant prej 500 mijë euro nga Ministria e Ekonomisë, projekt i cili pritet të përfundojë në qershor të vitit 2025, dhe që ndikon në përmirësimin e shërbimeve për konsumatorët e Hidroregjionit Jugor”, thuhet tutje në komunikatë, transmeton Klankosova.tv.

    “Po ashtu, ndërmarrja publike Hidroregjioni Jugor është në përfundim të rehabilitimit të rrjetit të kanalizimit në Prizren me grant prej 5 milionë euro nga KfW, gjë që mundëson shfrytëzim më efektiv të impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në Prizren, projekt i inauguruar në vitin 2021, i bashkë-financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Përveç zhvillimit të projekteve të mëdha infrastrukturore dhe sigurimin e furnizimit me ujë për banorët e regjionit, për herë të parë KRU “Hidroregjioni Jugor”, ka realizuar inkasim në shkallë 104.6%”.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, me ç’rast theksoi se përfaqësimi ndërkombëtar...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, në një intervistë u shpreh i bindur se ndryshimi politik do të ndodh më 8...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës arrestoi dy zyrtarë të Komunës së Graçanicës nën akuzat për keqpërdorim të detyrës dhe marrje ryshfeti, pasi dyshohet se...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Idriz Vehapi kandidat për deputet në Kuvendin Kosovës nga radhët e PDK-së, ka njoftuar për takimin e radhës. Përmes një shkrimi në...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Gili dhe Redoni, nënë e bir, që u futën në edicionin e katërt të “Big Brother Vip Albania” si një banor i...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Ky afat, i hapur në fund të gushtit, u shty deri më 26...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës....
    Vip26 Dhjetor 2024
    Drenusha nuk e ka lë Gjestin që të fle. Ajo i shkoi atij te shtrati me tigan në dorë, duke i kërcitur....
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi studentë bursistë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.