Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me Vjosa Osmanin, kandidaten për deputete në kuadër të listës zgjedhore të këtij subjekti, kanë vizituar sot gjatë ditës qytetin e Kaçanikut.
Ata kanë ecur në këmbë nëpër këtë qytet dhe bashkë me ata ishte një numër i madh i simpatizantëve.
Pas kësaj Kurti dhe Osmani për vizitë do të jenë edhe në Ferizaj./Front Online/