Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Prishtinë.
Lajmin për ardhjen e Lajçakut e ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Stano tha se këto vizita kanë për qëllim përparimin në përgatitjet për takimin e radhës të dialogut Prishtinë-Beograd, në nivel të lartë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do ta pres në takim Lajçakun me të arritur ai në Kosovë. Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Po do të ketë takim. Takimi do të mbahet në ora 18:00”, ka thënë Kryeziu.