×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Byroja do të bëhet, pavarësisht tendencave për ta zvarritur jetësimin e saj

    FrontOnline
    11 Shtator 2024

    Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është votuar projektligji i ndryshuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

    Para votimit, Kurti ka thënë se “pavarësisht tendencave për ta zvarritur jetësimin e këtij ligji, Byroja do të bëhet”.

    Kurti tha se Gjykatës Kushtetuese iu deshën 17 muaj për të nxjerrë një aktgjykim për këtë Ligj.

    “Le të vazhdojmë me shqyrtimin e projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Njëra ndër nismat më të rëndësishme të qeverisë sonë, përmes së cilës luftohet keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe ndiqet pasuria e pajustifikueshme është koncepti i konfiskimit civil. Ndonëse ligji për Byronë ishte votuar në Kuvend më 9 shkurt 2023, një grup opozitar e kontestoi në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatës Kushtetuese iu deshën plot 17 muaj për të nxjerrë aktgjykim për Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, 17 muaj për një aktgjykim i cili rrëzoi vetëm katër nene nga gjithsej 71 sa kishte ligji. Të nderuar kolegë pas publikimit të këtij aktgjykimi më 29 korrik të këtij viti, MD me përkushtim ka adresuar ndryshimet në këto katër nene dhe ka finalizuar projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, të cilin e keni para vetës. Pavarësisht tendencave për ta zvarritur jetësimin e këtij ligji të rëndësishëm, Byroja do të bëhet, jetësimi i konceptit të konfiskimit civil si zotim i yni, përveçse do ta ruajë pasurinë publikë dhe do t’ia kthejë shtetin atë që është përfituar kundërligjshëm, Byroja gjithashtu do të shërbejë  edhe si parandalim që kurrë më të mos keqpërdoret buxheti i shtetit dhe pozita zyrtare”, tha Kurti. /GazetaExpress/

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    FOR përmes një komunikate për media ka njoftuar se Komanda Rajonale Perëndimore ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Me rastin e fundvitit, Artan Nimani, kandidati për deputet  i AAK-se si dhe dhe Kryetar i Forumit Intelektual "Europa 2030", fton të...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit vetëm se kanë filluar, e po vazhdojnë edhe sot...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Magdeburg me ministren e tij të Brendshme Nancy Faeser, në vendin ku ndodhi mbrëmë sulmi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Në javën e 18-të të Albi Mall Superligës së Kosovës do të zhvillohen super ndeshje. Bëhet fjalë për ndeshjen mes Prishtinës dhe...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputeti Haki Abazi ka bërë me dije se nuk ka më votë për Albin Kurti. Abazi, i cili në këtë legjislaturë është...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkuar në Magdeburg të Gjermanisë, qytetin ku mbrëmë ndodhi një sulm në një prej tregjeve të Krishtlindjeve....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar rezultatet e intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror në pesë prokurori themelore. Para se të votohen në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.