×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Bruto Produkti Vendor për herë të parë sivjet do ta kalojë shifrën prej 10 miliardë eurosh

    FrontOnline
    11 Nëntor 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në Kuvend ka folur për projektbuxhetin për vitin 2025 që pritet të votohet sot.

    Ai ka thënë se është kryeministri i parë që e prezanton buxhetin e katërt të mandatit.

    “buxheti për vitin 2025 është projektuar të jetë 3.6 miliardë euro apo rreth 9 për qind më i lartë se buxheti i vitit 2025, ose 60 për qind më i lartë sesa i vitit 2020. Për të arritur deri këtu këto katër vite kaluam shumë sfida globale dhe të brendshme por njëkohësisht e për dallim nga të tjerët para nesh u siguruam që buxheti të orientohet aty ku kthimi është më i larti, te qytetarët tanë. Duke e bërë këtë vit pas viti rritej edhe buxheti pa ndryshuar asnjë politikë tatimore sepse investimi në qytetarët tanë vazhdonte të kthente rritje të qëndrueshme. Buxheti i vitit 2025 është buxheti i katërt me radhë që po e prezantojmë si qeveri në këtë mandat, miratimi në Qeveri dhe prezantimi i buxhetit në kuvend çdo herë e kemi bërë sipas rregullave të përcaktuara me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike”, ka thënë Kurti.

    “Buxheti për paga dhe shtesa 13.85 për qind më i lartë se në vitin 2024 ose 111.5 milionë euro; buxheti për mallra dhe shërbime duke i përfshirë edhe shërbimet komunale është 3.2 për qind më i lartë se në vitin 2024, buxheti për subvencione dhe transfere 8.75 për qind më i lartë se në vitin 2024 e këtu luajnë rol masat e reja, pensionet, shtesat për fëmijë, rimëkëmbja ekonomike etj.; buxheti për investime kapitale është 8.3 për qind më i lartë se në vitin 2024”, shtoi Kurti.

    Kurti tha se është rritur Bruto Produkti Vendor “aq sa për herë të parë sivjet do ta kalojë shifrën prej 10 miliardë eurosh”.

    “Për vitin e ardhshëm pritet të shkojë përtej 11 miliardë euro”, tha ai.

    “Sivjet do të kemi Bruto Produkt Vendor afër shtatë herë më të lartë se në vitin 2000, që është viti i parë pas çlirimit, apo afër 3 herë më i lartë se në vitin 2008, që është viti i shpalljes së pavarësisë dhe afër 50 për qind më i lartë se sa viti 2019, viti i parë parapandemik”, tha Kurti.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Inspektorët rajonalë të KRU “Hidrodrini” dhe Njësisë së Klinës, me mbështetje të Policisë së Kosovës, kanë ndërmarrë një aksion të gjerë në...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, është takuar me përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestas Mathisen. KFOR-i ka bërë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Me gjashtë vota për e asnjë kundër, anëtaret e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, i kanë rekomanduar...
    Të tjera
    Vip13 Nëntor 2024
    Einxhel Shkira ka sqaruar deklaratën e saj pak ditë më parë në “Goca dhe gra” lidhur me vajzat që shtyjnë moshën e...
    Vip13 Nëntor 2024
    Burimi ka bërë një bisedë me disa nga banorët e shtëpisë, duke treguar për jetën e tij. Ai është shprehur se ka...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, tha se pret që në mesin e muajit dhjetor në Qendrën Klinike Universitare të nisë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Zv/ministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, ka eskaluar në akuza pas kritikave për kurrikulën e edukatës seksuale. Duke shpërndarë një video të gazetarit...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Në mbledhjen e sotme të Qeverisë kryeministri i vendi, Albin Kurti, ka hedhur akuza ndaj opozitës me arsyetimin se këta të fundit...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.