×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti-BE-së: Mbajtja e aplikimit të Kosovës në sirtar për 27 muaj rrezikon besimin ndaj procesit

    FrontOnline
    08 Prill 2025

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ishte folës kryesor në Konferencën “Një kapitull i ri i përbashkët për zgjerimin e Bashkimit Evropian”, të mbajtur në Bruksel.

    Gjatë kësaj konference, Kurti tha se mbajtja në sirtar i aplikimi të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian për më shumë se 27 muaj, nuk pasqyron qasje të barazuar në meritë.

    “Mbajtja në sirtar të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian për më shumë se 27 muaj, përkundër angazhimit dhe reformave të realizuara të vendit tonë, nuk pasqyron qasje të bazuar në meritë, dhe se një situatë e këtillë rrezikon besimin ndaj procesit”.

    “Me tej, shtoi se te Komisioni i ri Evropian ka vërejtur më shumë gatishmëri, vullnet dhe interes për të përfshirë Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian, megjithëse duket të ketë më shumë gatishmëri dhe interes sesa vullnet, teksa theksoi rëndësinë që të rritet vullneti, sepse gatishmëria dhe interesi nuk mjaftojnë pa vullnetin”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

    Më tej, bëhet e ditur se Kurti bëri thirrje për më shumë aktivizim, bashkëpunim dhe solidaritet në mes partive simotra dhe më shumë optimizëm të përgjegjshëm dhe entuziazëm ndaj qytetarëve.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2025
    Nga 1 maji 2025, qytetarët e Kosovës do të paguajnë 16.1% më shumë për energjinë elektrike. Vendimi u mor më 16 prill...
    Lajme30 Prill 2025
    Janë bërë 26 vjet që nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, i cili ka qenë pjesë...
    Lajme30 Prill 2025
    Moti sot parashihet  i vranët dhe me intervale me diell. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa...
    Të tjera
    Lajme29 Prill 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas deklaratave të Gani Gecit, i cili njoftoi se kryetari i Kuvendit në detyrë,...
    Lajme29 Prill 2025
    Kandidatura e deputetes Albulena Haxhiu për kryeparlamentare nuk mori votat e duhura për t’u zgjedhur në këtë pozitë nga deputetët e legjislaturës...
    Lajme29 Prill 2025
    Gani Geci ka dhënë detaje nga biseda e tij me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, përkatësisht diskutimin që kishte me Glauk Konjufcën ku...
    Lajme29 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se çështja e kryetarit të Kuvendit nuk është e diskutueshme me askënd e as...
    Lajme29 Prill 2025
    Ish-deputeti Gani Geci ka thënë se deputeti i Vetëvendosjes dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka kontaktuar një ditë para seancës...
    Lajme29 Prill 2025
    Opinonsitja Aida Dërguti në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, tha se i duket e pakuptimtë insistimi nga ana e VV në Albulena Haxhiun....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.