×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kurti: 322 bizneseve i kemi dhënë përkrahje financiare përmes granteve në vlerë prej 11.8 milionë euro

    FrontOnline
    04 Nëntor 2023

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se që nga fillimi i mandatit janë angazhuar për përmirësimin e ambientit të të bërit biznes, kanë mbështetur ato dhe kanë inspektuar tregun.

    Kurti, thotë se 322 bizneseve i kanë dhënë përkrahje financiare përmes granteve në vlerë prej 11.8 milionë euro.

    “322 bizneseve i dhamë përkrahje financiare përmes granteve në vlerë 11.8 milionë euro dhe subvencionuam kreditë për 395 biznese tjera në vlerë 12.4 milionë euro. Krahas tyre, me 2.8 milionë euro, mbështetëm dhe 226 ndërmarrje vendore në promovimin e produkteve, mallrave dhe shërbimeve në 33 panaire ndërkombëtare. Për më shumë hapësirë për kreativitet dhe inovacion për të rinjtë dhe kompanitë e reja, mbështetëm me 8 milionë euro Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren. Kurse për më shumë hapësirë për bizneset, ndërtuam infrastrukturë fizike me investim kapital në vlerë 2.5 milionë euro në parqet industriale në Vushtrri, Suharekë, Viti, Lipjan dhe Rahovec”, thuhet në postimin e Kurtit në Facebook.

    Kurti, tutje ka thënë se kanë shënuar rekord të inspektimeve brenda vitit 2022 nga Inspektorati i Tregut.

    Postimi i tij i plotë:

    Që nga fillimi i mandatit tonë, jemi angazhuar për përmirësimin e ambientit të të bërit biznes, mbështetje për biznese, mbrojtje të konkurrencës, inspektim të tregut dhe vizion të qartë për industri.
    322 bizneseve i dhamë përkrahje financiare përmes granteve në vlerë 11.8 milionë euro dhe subvencionuam kreditë për 395 biznese tjera në vlerë 12.4 milionë euro.

    Krahas tyre, me 2.8 milionë euro, mbështetëm dhe 226 ndërmarrje vendore në promovimin e produkteve, mallrave dhe shërbimeve në 33 panaire ndërkombëtare. Për më shumë hapësirë për kreativitet dhe inovacion për të rinjtë dhe kompanitë e reja, mbështetëm me 8 milionë euro Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren. Kurse për më shumë hapësirë për bizneset, ndërtuam infrastrukturë fizike me investim kapital në vlerë 2.5 milionë euro në parqet industriale në Vushtrri, Suharekë, Viti, Lipjan dhe Rahovec.

    Krahas mbështetjes së drejtpërdrejt, përmirësuam dhe avancuam kornizën ligjore të të bërit biznes duke miratuar 16 ligje dhe 35 akte nënligjore të hartuara nga MINT në kuadër të MSA-së me Bashkimin Evropian. E me Bashkimin Evropian, nënshkruam marrëveshje për përfshirjen e Kosovës në programin më të madh të BE-së, “Tregu i përbashkët”.

    Ky program, i cili kap vlerën prej 4.2 miliardë euro, përfshin periudhën 2021-2027 dhe i dedikohet mbështetjes ndaj bizneseve dhe organizatave me qëllim fuqizimin e mbikëqyrjes së tregut të brendshëm, rritjes së konkurrueshmërisë, mbrojtjen e konsumatorit dhe përmirësimin e sektorit financiar. Ndërkohë, kemi filluar negociatat për Marrëveshje të Tregtisë së Lirë me shtetet e EFTA-s, Zvicrën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Islandën, për të thelluar marrëdhëniet tregtare me to. Për herë të parë miratuam një Politikë Industriale. Strategjia për Zhvillim Industrial dhe Mbështetje të Bizneseve 2030 parasheh një industri të transformuar dhe të integruar globalisht e cila është në gjendje të prodhojë produkte me vlerë të lartë të shtuar dhe të ofrojë punësim.

    Në mbrojtje të Pronësisë Industriale, përtej ligjeve, zgjodhëm 500 lëndë të kundërshtimeve të markave tregtare që ishin në pritje nga viti 2013, e të cilat sillnin konflikte në mes të kompanive dhe humbje të tregut të tyre, si dhe regjistruam 30 patenta, 4915 marka tregtare dhe 80 dizajne të reja industriale.

    U shënua rekord i inspektimeve brenda vitit 2022 nga Inspektorati i Tregut, gjithsej 2830.

    Me trendin aktual të inspektimeve të këtij viti, deri në fund të vitit 2023 parashihet që të arrihet rekord i ri i numrit të inspektimeve vjetore. Inspektimet kanë rritur mbikëqyrjen. Mbikëqyrja, krah për krah me zvogëlimin e barrës administrative dhe thjeshtimin e procedurave për pajisje me leje dhe licensa, ka rezultuar me formalizim të tregut. Gjatë kësaj kohe janë licensuar 500 operatorë ekonomikë për shitjen e derivateve të naftës, të cilët deri më tani ishin të pa licensuar.

    E për situata të jashtëzakonshme, kriza e emergjenca, atëherë kur tregu çrregullohet nga faktorë të jashtëm, pasuruam rezervat tona shtetërore për 30-fish. Për më shumë siguri për qytetarët tanë, për më shumë siguri kombëtare./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.