Ka vazhduar debati i ashpër, me tone të larta e me ofendime mes Xuxit dhe Drilonit.
Xuxi, i tha Drilonit se çka i ka bërë ai Gjestit sa ka qenë Edi brenda Big Brother VIP Kosova 3, “veç ai, se kurrë nuk ta kisha falë”.
“Ai kurrë nuk të ka bërë asgjë ty. Ti i ke thënë ‘femër’, ‘cikë’, ‘kurdel’”, i tha Xuxi me tone të larta.
Ndërsa, me të njëjtin tonacion, Driloni iu kundërpërgjigj duke i thënë se Gjesti e ka provokuar çdo ditë.
“Ai më ka provokuar për cdo ditë, normal që jam rrokë me të. Ti Xux nuk je më ndryshe se Xheneta, sot vjen tek unë, fol keq për Leon, nesër shkon te Leo, fol keq për mua”, i tha Driloni.
Për ta parë debatin e ashpër mes Drilonit dhe Xuxit, klikoni në videon më poshtë: