Një grua nga Ferizaj ka kërkuar urdhër mbrojtje pas kërcënimit që ka marrë nga burri i saj që jeton në Gjermani.
Ai e kishte telefonuar nga Gjermania gruan e tij dhe i kishte thënë se kur të vij në shtëpi mos të gjej aty.
Pas intervistimit e njëjta është kthyer në shtëpinë e saj së bashku me prindin e bashkëshortit të saj.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i kishte telefonuar nga Gjermania dhe i kishte thënë se kur të vij në shtëpi mos të gjej aty. E njëjta ka kërkuar urdhër mbrojtës pasi ndjehet e rrezikuar nga i dyshuari. Pas intervistimit e njëjta është kthyer në shtëpinë e saj së bashku me prindin e bashkëshortit të saj”, thuhet në raportin e Policisë.