Profesori i Metereologjisë, Sylë Tahirsylaj, sot ka dhënë një parashikim për situatën meteorologjike në vend gjatë ditëve dhe javëve në vijim, raporton Front Online.
Profesori Tahirsylaj ka theksuar se do të ketë një ulje të temperaturave si të atyre minimale ashtu atyre maksimale.
Ai ka bërë të ditur temperaturat minimale do tëjenë nga 6 deri në 8 gradë celcius ndërsa maksimalet nga 16 deri në 18 gradë celcius.
“Moti do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të cilat vijnë nga pjesa jugore e rajonit por njëkohësisht kemi masa të cilat vijnë edhe nga pjesa veri-lindore. Këto masa do të gërshetohen mes veti dhe do të ketë një ulje të temperaturave si atyre minimale dhe temperaturave maksimale. Minimalet do të lëkunden nga 4 deri në 6 gradë ndërsa maksimalet 16 deri në 18 gradë celcius. Kjo situatë do të jetë e qëndrueshme gjatë gjithë javës, por javën tjetër do të ketë përsëri ndryshime. Do të ketë erë me shpejtësi 1 deri në 8 metër për sekondë. Javën tjetër do të ketë reshje, këto reshje kanë një efekt pozitiv për të mbjellat vjeshtore por njëkohësisht për të rritur edhe nivelin e lumenjve dhe liqeje”, ka thënë ai në T7.
Ndërsa sa i përket reshjeve të borës, Tahirsylaj ka thënë se ato pritet të bien në lartësitë prej 2000 deri 2200 metra, që janë normale për këtë stinë.
“Jo reshje bore nuk pritet të ketë në ultësira por në bazë të dhënave të Institutit Hidrometereologjik të Kosovës këtë muaj në lartësinë 2000-2200 do të ketë reshje bore” ka thënë ai. /Front Online