Duket se Rihanna do të bëjë rikthimin në muzikë këtë javë. Këngëtarja do të publikojë një këngë të re për herë të parë pas pesë viteve këtë të premte.
Kështu kanë raportuar mediat amerikane bazuar në një postim nga Marvel Studios, transmeton Indeksonline.
Kënga është pjesë e kolonës zanore të filmit të ardhshëm të Marvel, Black Panther: Wakanda Forever .
Studioja e filmit bëri një postimin në Twitter duke shfaqur logon e Wakanda Forever. Pas pak sekondash, mbetet vetëm shkronja R dhe shfaqet data 28 tetor 2022.
Andaj, sipas mediave të huaja, rikthimi i saj kësaj radhe është i sigurt.
👀 #WakandaForever pic.twitter.com/EPjcFGbzSH
— Marvel Entertainment (@Marvel) October 26, 2022