×
  • Front TV
  • Front TV

    Kur nis shpërndarja e 60 milionë € dhe sa do të përfitojnë bizneset për një punëtor?

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Qeveria e Kosovës i ndau 60 milionë euro për bizneset javën që shkoi.

    E shpërndarja e këtyre mjeteve për sektorin privat tani është obligim i Ministrisë së Financave.

    Në këtë dikaster premtojnë se pagesat do t`i ekzekutojnë  më së largu në fillim të javës së ardhshme.

    “Jemi duke ecur krahas. Këtë javë do të hiqen nga listat ndërmarrjet publike, përderisa ATK-ja do të sjell listën e saktë të nëpunësve të ndërmarrjeve private . Deri në fund të javës do të kemi të sakta shënimet në mënyrë që ekzekutimi të kryhet në fund të javës apo më së largu në fillim të javës së ardhshme”, u shpreh Kushtrim Brahimaj, zëvendësministër i Financave, për Front Online.

    Zëvendësministri i Financave, Kushtrim Brahimaj, ka treguar matematikën e thjesht mbi bazën e të cilës, këto të holla, do të ndahen për bizneset.

    “Në  momentin kur nxirret lista finale, supozojmë do të jenë 200 mijë, atëherë do të pjesëtohet 60 milionëshi për 200 mijë  dhe do të del vlera e saktë për subvencionimin e një punëtori.  Po supozojmë nëse kjo mesatarja do të jete 300 euro, një ndërmarrje qe ka 5 punëtorë, do të fitojë 1500 euro, bazuar në listat e dhjetorit”, theksoi ai për Front Online

    Vendimin që shuma prej 60 milionë eurosh të ndahet në bazë të listës së punëtorëve që bizneset kishin regjistruar deri në dhjetor e patën kritikuar ashpër ekspertët e ekonomisë.

    Por në Ministri e kanë një përgjigje për këtë.

    “Sepse në pandemi disa biznese mund të kenë ulur numrin e punëtorëve, muaji dhjetor ka qenë i zakonshëm, duhet të nisemi nga muaji i zakonshëm. Kriteret janë të njëjta për gjithë”, u shpreh ai.

    Pa përfitim nuk do të mbesin as bizneset që janë regjistruar në vitin 2020.

    Si ato parapraket si këto tash për të përfituar kësaj here nuk kanë nevojë për aplikim.

    Ato do të ndihmohen në bazë të të dhënave që Ministrisë i vijnë nga ATK-ja.

    https://www.youtube.com/watch?v=FR-NBpItaX0

    Nga Rubrika
    Front TV25 Dhjetor 2024
    Situata e furnizimit me energji elektrike, si dhe ujë mbetet ende shqetësim për qytetarët e Kosovës. Përveç mungesave në furnizim edhe pagesa...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media sot është pyetur nga gazetarët për moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti në konferencën e sotme për media është pyetur nëse ka pasë edhe raste të tjera kur Prokuroria ka shkuar...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurti, pati edhe ankesa për rrymë. Mërgimtari i cili kishte ardhur qe...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, ka deklaruar se vetingu duhet të bëhet. Sipas saj, kjo temë duhet të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi ka dalë në terren në Ferizaj, qytet që po përballet me...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Komuna e Jonikut ka instaluar sot kamerat publike në qytet. Këtë e bëri të ditur, kryetari i kësaj komune, Ruzhdi Shehu. Ai...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Futbollisti i njohur i Interit dhe kampioni i botës, Benjamin Pavard, ka vizituar së fundmi Kosovën, duke kaluar disa ditë në Gjakovë...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka kritikuar Qeverinë për subvencionet ndaj pensionistëve dhe fëmijëve, duke e cilësuar si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.