×
  • Opinione
  • Opinione

    Kur i jep zë të marrit

    Lutfi Dervishi
    08 Prill 2025

    Nga Lutfi Dervishi:

    Kur i ftuari nuk vjen për të informuar, për të shpjeguar një çështje, për të mbrojtur një argument, për të sfiduar një tezë apo për të ndriçuar një të vërtetë, por thjesht për të zënë një karrige dhe për të mbushur kohën në ekran…

    Kur i ftuari nuk ftohet sepse ka dije, përvojë apo integritet, por sepse di të flasë gjatë pa thënë asgjë, apo thirret vetëm sepse është “qen gjuetie”…

    Kur i ftuari thirret vetëm sepse është “i marrë”, sepse çdo marrëzi që shqipton rrëmbehet nga portalet dhe bëhet meme…

    Kur i ftuari trajtohet si orakull për çdo temë, nga ekonomia e energjia, deri te marrëdhëniet ndërkombëtare, vetëm sepse është në lista të hapura apo pse ka një numër të caktuar (K-sh) ndjekësish në Instagram…

    Kur i ftuari e bën të zezën të bardhë dhe e trajton shikuesin si budalla, atëherë nuk kemi më ekran, kemi pasqyrë që reflekton cinizmin e një formati që nuk pyet për të vërtetën, por për klikimin.

    Debat nuk ka. Nuk ka analizë. Nuk ka të vërtetë.

    Ka vetëm zhurmë, vetëkënaqësi, dhe një publik që ikën nga lajmet sikur po e ndjek nga pas SPAK-u.

    Në këtë teatër të improvizuar ku e vetmja meritë është “me qenë prezent”, nuk ka fitues. Ka vetëm viktima.

    Dhe viktima më e madhe është vetë e vërteta, e rrahur, e përqeshur, e përjashtuar.

    Vetëm e vërteta del nga studio, pa mikrofon, pa ftesë, pa asnjë “like”.

    Nga Rubrika
    Opinione26 Prill 2025
    Burimi: The Daily Telegraph (titulli origjinal: Ukraine needs to give up on joining Nato) Sipas Donald Trumpit, kjo mund të jetë java...
    Opinione25 Prill 2025
    Nga: Mero Baze Të gjitha kritikat ndaj stilit të fushatës së Edi Ramës mund të hapnin debat. Mund të hapej debat përzgjedhja...
    Opinione24 Prill 2025
    Shkruan: Afrim Kasolli Dështimi i Kuvendit të Kosovës për t’u konstituar për të pestën herë, ka filluar të shndërrohet në normë politike....
    Të tjera
    Sport26 Prill 2025
    Ministrja në dorëheqje e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas incidentit të rëndë të ndodhur gjatë një ndeshje në Fushë Kosovë, ku...
    Vip26 Prill 2025
    Mbrëmë Gjesti ka mbajtur koncertin e tij të parë pas daljes nga BBVA. Aty ishin të pranishëm një numër i madh i...
    Sport26 Prill 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti është në mesin e figurave politike që kanë reaguar lidhur me sulmin që iu...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Papa Françesku është varrosur në Bazilikën e “Santa Maria“ në Romë, kanë njoftuar nga Vatikani, shkruan CNN. “Riti i varrimit të Papës...
    Lajme26 Prill 2025
    Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë gjatë muajit prill pritet të mblidhen në Bruksel në kuadër të Komisionit të Përbashkët për të Pagjeturit....
    Lajme26 Prill 2025
    Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ashpër pas paralajmërimeve të Bashkimit Evropian për mundësinë e rrezikimit të mbështetjes...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.