Ka disa muaj që po transmetohet logo e programit “Big Brother Vip Kosova”, si shenjë paralajmërimi.
Fillimisht u tha që në tetor do të niste, e madje sipas disa raportimeve thuhej se data zyrtare ka qenë e martja e javës së kaluar, pikërisht me 4 tetor por kjo nuk ndodhi.
E pas kaq shumë javësh, pa një përgjigje se kur do të nis, Alaudin Hamiti është “dorëzuar” përballë pyetjeve të shumta në Instagram.
Prezantuesi i edicionit të parë u shpreh: “Nuk kam përgjigje se kur do të filloj Big Brother Vip Kosova. Na u zgjatën veshët edhe neve, e di.”
E arsyen e mos nisjes e kemi zbuluar ditë më parë. Kjo vonesë po bëhet për shkak të punimeve në shtëpi që po marrin më shumë kohë se që ishte menduar.
Data e parë ka qenë 4 tetor, e një datë dytë nuk ka për momentin.