×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Kur duhet t’i lani dhëmbët dhe sa shpesherë në ditë?

    FrontOnline
    20 Nëntor 2024

    Shumë baktere mund të grumbullohen në dhëmbë nëse higjiena orale nuk është adekuate

    A ka një kohë të mirë dhe një kohë të gabuar se kur duhet të lajmë dhëmbët? Pa dyshim që po.

    Larja e dhëmbëve është një zakon që fitohet që në fëmijëri dhe bëhet pjesë e rutinës së përditshme. Tashmë është momenti të mësoni se ndoshta larjen e dhëmbëve nuk po e bëni në kohën e duhur.

    Të shumta janë teoritë që dhëmbët nuk duhet të lahen në mëngjes sapo zgjohemi, por pas ngrënies, por një higjeniste dentare, Elena Salvioli shprehet se dhëmbët duhet të lahen para mëngjesit sa për të larguar mikrobet nga zgavra e gojës dhe pas mëngjesit në mënyrë që të largojmë mbetjet e ushqimit.

    Bakteret janë pjesë e jona dhe sa herë që flasim apo marrim frymë, rreth 300.000 të tillë hyjnë në zgavrën e gojës. Megjithatë ne kemi enzima dhe antitrupa që përdoren për të shkatërruar këtë ngarkesë bakteriale.

    Çështja e baktereve nuk lidhet vetëm me natën. Bajamet janë organe që ndihmojnë të mos depërtojnë disa baktere në organizëm, dhe kur ato hiqen, dhimbja e fytit do të jetë më e madhe për shkak të pranisë së këtyre baktereve.

    Por sa herë në ditë duhet t’i lani dhëmbët?

    Idealja do të ishte t’i lanit tri herë në ditë, pas çdo vakti kryesor. Ndërsa të dhënat tregojnë se ata që e bëjnë më shumë se tri herë në ditë si proces, kanë problematika me mishrat e dhëmbëve.

    Sa minuta pas ushqimit duhet të prisni për të larë dhëmbët?

    Dentistët rekomandojnë të prisni 20 ose 30 minuta para se të lani dhëmbët pas ngrënies. Kjo periudhë kohore do të shërbente për të siguruar që pështyma të reformohet dhe të neutralizojë acidet.

    Nga Rubrika
    Lifestyle19 Nëntor 2024
    Edhe ata që ushtrojnë rregullisht mund të kenë një rrezik të shtuar të dështimit të zemrës dhe vdekjes kardiovaskulare si pasojë e...
    Lifestyle18 Nëntor 2024
    Dashi Nëse jeni ne një lidhje duhet me patjetër te vendosi pak rregull sepse po vazhduat ashtu si e keni nisur nuk...
    Lifestyle15 Nëntor 2024
    Historia e çajit të rozmarinës është po aq e lashtë sa vetë bima. Kjo barishte është përdorur që në lashtësi për t’i...
    Të tjera
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se ka filluar subvencionimi i energjisë elektrike për mbi 72 mijë familje të cenueshme,...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ndërmarrja “Trepça” ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës një punëtori me inicialet A.A. Sipas njoftimi të kësaj ndërmarrjeje deri tek ky vendim...
    Sport20 Nëntor 2024
    UEFA e ka marrë sot vendimin për ndeshjen e ndërprerë mes Rumanisë dhe Kosovës. Shtëpia e futbollit evropian vendosi që këtë ndeshje...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Ministri i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme në Serbi, Tomislav Momiroviq ka dorëzuar sot dorëheqjen për shkak të tragjedisë në stacionin...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryetari i degës së OVL-UÇK në Pejë, Gazmend Syla ka kritikuar kryeministrin Kurti pasi sic thotë ai goditi jo vetëm shqiptarët e...
    Vip20 Nëntor 2024
    Rovena dhe Arioni kanë qëndruar bashkë në kuzhinë, duke përgatitur ushqim. Por, ajo është shprehur se po i mungon vaji i ullirit,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.