×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur do t’i marrin shtesat punëtorët shëndetësorë? Tregon kryesindikalisti Blerim Syla

    FrontOnline
    03 Nëntor 2020

    Punëtorët shëndetësorë gjatë muajit tetor kanë arritur marrëveshje me kryeministrin Hoti, për të marrë shtesa prej 40 për qind mbi pagën e tyre bazë për shkak të angazhimit në punë në kohë pandemie me Covid-19.

    Megjithëse është arritur kjo marrëveshje, punëtorët shëndetësorë ende nuk janë paguar.

    Kryetari i Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë, Blerim Syla, ka thënë për Front Online, se asnjë nga punëtorët shëndetësorë nuk është paguar ende.

    Ai ka thënë se nëse nuk dalin shtesat brenda këtyre 10 ditëve, atëherë do të dalin në pagat e muajit të ardhshëm.

    “Ky është vendim i qeverisë për muajt në vijim dhe presim që këto paga të dalin nëse jo brenda këtyre 10 ditëve, në pagat e muajit tjetër”, ka deklaruar ai.

    Syla ka treguar se qeveria ka pasur tendencë që të paguaj shtesë vetëm punëtorët shëndetësorë që janë duke u ballafaqe drejtpërdrejtë me pandemisë, por që me insistimin e tyre, të gjithë punëtorët shëndetësorë kanë arritur të hyjnë në listën e shtesave.

    “Tendenca e qeverisë ka qenë që të paguhen vetëm ata që janë duke u marrë direk me Covid, që i binte 2 mijë deri në 2 mijë e 500 punëtorë.

    Federata e ka kundërshtuar këtë çështje sepse kjo është shtesë në pagë dhe ne kemi insistuar dhe kemi arritur që të paguhen të gjithë punëtorët shëndetësorë, që janë 14 mijë punëtorë”, ka thënë ai për Front Online.

    Syla ka treguar se edhe punëtorët teknik janë futur në këtë listë dhe se ata do t’i marrin stimulimet nga 100 euro.

    Përndryshe, bashkë me shtesat mjekët pritet t’i marrin rreth 900 euro, ndërsa infermierët të marrin nga 550 deri në 600 euro.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Halil Thaçi, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në një prononcim për Front Online e ka quajtur doracakun famëkeq  “veç një doracak”...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Doracaku i publikuar për edukimin seksual dhe shëndetin riprodhues i vitit 2023 ka shkaktuar reagime të shumta, duke tërhequr kritika nga opozita...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës do të dorëzoj kërkesën për hetim në Prokurorinë Speciale lidhur me menaxhimin e Marrëdhënies së Punës të Anëtarëve...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Një urë në Krimenë e pushtuar nga Rusia është shembur “spontanisht”, duke dëmtuar shinat hekurudhore poshtë saj dhe duke lënë dy persona...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka takuar sonte studentë të Universiteteve me...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se kandidati i tyre për kryeministër, Bedri Hamza, është njeriu i duhur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.