×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur do të themelohen institucionet e reja në Kosovë?

    FrontOnline
    19 Mars 2021

    Gjatë gjithë javës lideri i vetëvendosjes  Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, zhvilluan konsultime me përfaqësuesit e të gjitha partive politike parlamentare, në mënyrë që sa më shpejt të krijohen institucionet e reja.

    Tashmë është caktuar që seanca plenare e konstituimit të  kuvendit të ri të Kosovës të mbahet me datë 22 mars, ku do të zgjidhet kryetari dhe kryesia. Përveç konstituimit të kuvendit dhe zgjedhjes së qeverisë, deputetët duhet të zgjedhin edhe presidentin e ri të vendit. Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, ka mandat vetëm deri më 05 maj.

    Zgjedhja e qeverisë së Kosovës nuk duket se do të jetë  problem për Lëvizjen Vetëvendosja e cila tashmë ka siguruar votat e nevojshme, së paku 61 për formimin e qeverisë. Por, shumë shpejt kjo legjislaturë duhet ta zgjedhë presidentin, që të paktën duhet të jetë prania në sallë e dy të tretave, 80 deputëve.

    Vjosa Osmani pa mbështetje nga opozita

    Dy partitë shqiptare që tashmë janë deklaruar se do të jenë në opozitë, LDK dhe AAK, nuk janë deklaruar qartë nëse do ta mbështesin Vjosa Osmanin për presidente, ndërkohë që PDK ka një qëndrim të prerë për këtë cështje.

    Udhëheqësi i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, thotë se partia e tij është konsultuar për çështjen e presidentit dhe nuk do ta mbështesin Vjosa Osmanin.

    “Njëri prej vendimeve të rëndësishme është që Këshilli Drejtues  i PDK-së në mënyrë unanime nuk e mbështet kandidaturën e zonjës Osmani për të qenë presidente e Kosovës”, tha Enver Hoxhaj.

    Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK  Ramush Haradinaj thotë se partia e tij nuk dëshiron që “pushteti do të koncentrohej në një parti të vetme”.

    “Deri tash VV së bashku me Lëvizjen Guxo, ka marr shumicën e votave për të qeverisur me vendin, por nuk i kanë dy të tretat për zgjedhjen e presidentit. Po tash ta shohim se si do të veprojnë për ta zgjedhur këtë situate, pasi që edhe qeveria varet nga kjo. VV nuk i ka fituar zgjedhjet për të shkuar në zgjedhje, por për të qeverisur me vendin. Ne nuk do t’i japim përkrahje VV-së për ta koncentruar pushtetin te një partie e vetme”, thotë Ramush Haradinaj, shkruan DW.

    Dhe së fundi edhe lideri i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u shpreh se LDK nuk do të jetë pjesë e qeverisë dhe se nuk do të votojnë po ashtu siç thotë “president partiak”.

    “Ne synojmë të ndërtojmë institucione, synojmë t’i shmangim zgjedhjet se qytetarët janë lodhur me zgjedhje, kërkojmë që pozita e presidentit të jetë e pavarur. Nuk po e personalizojë Hashim-Vjosë sepse po të ishte në nivel personal, zgjedhja do të ishte e thjeshtë. Kemi pasur president partiak sikurse Thaçi, nuk duam prapë një president partiak, presidenti duhet të ketë neutralitet”, thotë Lumir Abdixhiku.

    Cili është qëndrimi i komuniteteve?

    Ndërkohë, shumica nga përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë në Kosovë kanë shprehur mbështetjen e tyre për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit dhe qeverisë. Përfaqësuesit e Listës Srpska, nuk kanë thënë qartë nëse do ta votojnë qeverinë apo presidentin e ri. Lista Serbe, pas takimit me Kurtin dhe Osmanin, përmes një njoftimi për media tha se si “përfaqësuese legjitime e komunitetit serb, është e gatshme për konsultime dhe bisedime me qëllim të avancimit të kushteve në të cilat jetojnë serbët e Kosovës dhe se të gjitha partitë e tjera, që ndajnë këto qëndrime, do ta kenë Listën Serbe për bashkëbiseduese”, thotë lista Srpska.

    Përfaqësuesit e komunitetit turk, ndërkaq, ende nuk kanë vendosur nëse do të votojnë Qeverinë e re të Kosovës, ndonëse në të gjitha legjislaturat ata kanë votuar qeveritë sepse, kanë qenë pjesë e tyre. Fikrim Damka, kryetar i Partisë Demokratike Turke, tha se ai bashkë me deputeten tjetër nga radhët e këtij komuniteti, do të qëndrojnë në sallë për votimin e presidentit, ndërsa, bisedimet për votimin e qeverisë do të vazhdojnë.

    Edhe përfaqësuesit e boshnjakëve të Kosovës, deputetët Rasim Demiri, Emilia Rexhepi dhe Duda Balje, thanë se do ta mbështesin formimin e qeverisë së Kosovës dhe zgjedhjen e Presidentit. Edhe deputetët nga komunitetet RAE, thonë se do ta mbështesin qeverinë Kurti dhe zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

    Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Nëse kjo dështon në dy raunde, organizohet votimi i tretë ku pretendenti për president duhet të ketë së paku 61 vota, por gjithsesi duhet të jenë në sallë 80 deputet nga 120 sa i ka kuvendi i Kosovës. Nëse edhe në votimin e tretë, asnjëri kandidat nuk zgjidhet President i Kosovës, automatikisht shpërndahet parlamenti dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen jo më larg se brenda 45 ditësh.

    Shqetësime për mungesë stabiliteti

    Shqetësimin se në Kosovë mund të ketë jostabilitet politik, e ka shprehur në tëitter edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili thotë se jostabiliteti politik në Kosovë duhet të përfundojë. Sipas tij, një palë zgjedhje tjera do të ishin gjëja e fundit për të cilën ka nevojë Kosova tash për tash.

    Në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje fitoi mbi 50 për qind të votave, duke siguruar 58 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë 19 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 15, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tetë. Nga komunitetet e pakicave, Lista Serbe i ka fituar të dhjetë ulëset e garantuara. Ndërsa nga pakicat jo serbe, dy ulëse i ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës, dhe nga një ulëse kanë fituar Koalicioni Vakat, Partia e Re Demokratike, Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës dhe Unioni Socialdemokrat.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se është duke u përgatitur padi ndaj institucioneve që thotë se “nuk...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar deklaratën e gjeneralit amerikan në pension, Wesley Clark, i cili dje tha se është i...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur në takim ekipin nga Banka Botërore që udhëhiqej nga Drejtori Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore, Asad...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar deklaratën e gjeneralit amerikan në pension, Wesley Clark, i cili dje tha se është i...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur në takim ekipin nga Banka Botërore që udhëhiqej nga Drejtori Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore, Asad...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Një muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë. Vendimi është marrë sot nga Gjykata Themelore e...
    Vip14 Nëntor 2024
    Ani pse tentuan të sqaroheshin, siç duket Ana dhe Kevin ende nuk i kanë mbaruar zënkat. Kevin e quajti fals një sjellje...
    Vip14 Nëntor 2024
    Diskutimi për dashurinë ndaj prindërve ka vazhduar edhe më tej brenda shtëpisë së Big  Brother VIP Kosova. Ka qenë Vullneti ai që...
    Vip14 Nëntor 2024
    Diana dhe Arioni janë treguar romantikë gjatë ditës së sotme. Madje situata mes tyre duket sikur u nxeh për një moment, transmeton...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.