Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka dështuar në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës për shkak të kuorumit.
Ky Projektligj nuk është sjellë ende në Kuvend për shkak se koalicioni qeverisës nuk i ka numrat për ta kaluar këtë Projektligj.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, për Front Online tha se projektligji do të dërgohet në Kuvend për votim në momentin që e sigurojnë shumicën parlamentare.
“Sapo të krijohen kushtet do te riaktualizohet, kushtet janë që ta krijomë shumicën për ta kaluar projektligjin”, tha Gashi.
Ai tha se shpreson që javën e ardhshme do të krijohen kushtet për ta dërguar projektligjin në Kuvend.
“Seanca do të thirret kur të krijohen kushtet, shpresoj që javën e ardhshme”, u shpreh Gashi për Front Online.
I pyetur se a i kanë votat e Listës Serbe për projektligjin pas deklaratave të tyre se janë duke e shqyrtuar mundësinë të largohen nga koalicioni, Gashi nuk pranoi të flasë.
“Nuk flas në emër të Listës Serbe”, tha ai./Front Online/