×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur do të rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm? Flasin nga Ujësjellësi i Prishtinës

    FrontOnline
    26 Janar 2021

    Me reduktime të ujit tash e disa ditë po përballen banorët e kryeqytetit, por edhe ata të rrethinës e veçanërisht Fusha Kosova, raporton Front Online.

    E kjo po vjen si pasojë e turbullirave të shkaktuar në kanalin e Ibër Lepencit. Këtë e ka konfirmuar për Front Online zëdhënësja e KRU Prishtina, Arjeta Mjeku.

    Ajo tha se reduktimet e ujit ( me orar të planifikuar)po ndodhin si pasojë e turbullirës në kanalin e Ibër Lepencit .

    “Për shkak të situatës së krijuar së fundmi nga niveli i lartë i turbullirës në kanalin e Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për t’u trajtuar pastaj për pije ( ITUP Shkabaj/ që si pasojë është jashtë funksionit), e kemi të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë”, ka thënë Mjeku.

    Mjeku ka treguar edhe për reduktimet me të cilat do të përballen banorët e disa lagjeve në Prishtinë.

    “Nga ora 11:00-16:00 me reduktime nga dita e sotme do të jenë: Bregu i Diellit, banesat e bardha, Mati 1, Zllatari, Kolovica, Sofalia, Tasligje, Ulpiana, Kodra e Trimave, Arbëria, Lagjja e Spitalit, lagjja e Universitetit, Konviktet, Hajvalia, Graëanica dhe Veterniku. Ndërsa duke filluar nga ora 12:00-16:00, reduktime të ujit do të kenë vetëm pikat e larta të qendrës së Prishtinës, Dardania , Lakrishtja, lagjja Pejton dhe Kalabria. Ndërsa, me reduktime nga ora 11:00-17:00 do të jenë të gjitha fshatrat që gravitojnë përgjatë gypit magjistral Albanik-Podujevë”, ka thënë ajo.

    E reduktimi në Prishtnë po vjen, sipas Mjekut, për t’i siguruar furnizim edhe Fushë-Kosovës e cila është më e prekura nga ky “turbullim” i ujit.

    “Kjo po realizohet për t’iu mundësuar furnizim zonave më të prekura nga turbullira e ujit në kanalin e Ibrit, me theks të veçantë për Fushë Kosovën”, është shprehur Mjeku për Front Online.

    Kjo gjendje do të vazhdojë deri në largim të kësaj turbullire nga kanali i Ibrit.

    “Derisa të largohet turbullira e lartë nga kanali i Ibrit, pra derisa kushtet lejojnë kthimin e gjendjes së mëparshme për trajtim e furnizim”, ka thënë Mjeku për Front Online.

    Qytetarët janë ankuar për shkak të reduktimeve të shpeshta në rajonin e Prishtinës, gjë që nuk ndodhë vetëm gjatë muajve të verës, por edhe në raste si këto tani./Front Online.

     

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.