×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kur do të merret vendimi për shtrenjtim të rrymës? Flasin nga ZRRE-ja

    FrontOnline
    01 Shkurt 2022

    Ekspertëve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë u është zgjatur orari i punës.

    Kjo për shkak që të njëjtit janë duke trajtuar komentet e shumta të palëve të interesit që lidhen me propozimin e ZRRE-së, për shtrenjtim të energjisë elektrike, raporton FrontOnline.

    “Ekspertet e ZRRE-së, janë duke punuar me orar të zgjatur dhe janë në proces të trajtimit të komenteve të pranuara”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së, për FrontOnline.

    Ndërsa, nga ky dikaster kur janë pyetur nga FrontOnline se kur pritet të dalë raporti final në lidhje më tarifat e reja nuk kanë dhënë përgjigje.

    Ata thanë se Zyra e Rregullatorit ka pranuar një numër të madh të komenteve nga palët e interesit përfshirë edhe konsumatorët dhe përgjigjet ndaj komenteve do te publikohen në raportin përfundimtar.

     “Zyra e Rregullatorit ka pranuar një numër të madh të komenteve nga palët e interesit përfshirë edhe konsumatorët. Të gjitha komentet e pranuara janë bërë publike. Përgjigjet ndaj komenteve do te publikohen në raportin përfundimtar. Për agjendën e Bordit se kur do të trajtohet raporti përfundimtar do të lajmëroheni si gjithmonë me kohë”, thuhet më tutje në përgjigje, raporton FrontOnline.

    Në vazhdimësi është thënë se nga 1 shkurti në Kosovë do të aplikohen tarifat e reja.

    Por, nga ZRRE-ja nuk kanë treguar se ku do të fillojnë të aplikohen tarifat e reja.

    Organi që rregullon aktivitetet në sektorin e energjisë në Kosovë propozoi shtrenjtimin e rrymës për të gjithë konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kËh rrymë në muaj, duke nxitur reagime dhe dy protesta.

    Duke e marrë për bazë një zotim të Ministrisë së Ekonomisë se do t’i ndajë 75 milionë euro për ta zbutur ndikimin e krizës energjetike në tarifa, ZRRE ka thënë se rritjes së çmimit të rrymës do t’i shpëtojnë vetëm ata konsumatorë që shpenzojnë më pak se 600 kWh rrymë në muaj.

    Sipas ZRRE-së, konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kWh rrymë në muaj dhe ata që shpenzojnë edhe më shumë se kaq, nuk do t’i ndihmojë as subvencioni i Qeverisë.

    Në raportin e ZRRE-së propozohet që tarifa për konsumatorët me 800 kWh rrymë të shpenzuar në muaj të rritet në vlerë prej 13.31 eurosh.

    Ndërsa konsumatorët që shpenzojnë 1000 këh rrymë në muaj, sipas propozimit të ZRRE-së përballen me një rritje prej 24.62 euro të çmimit të rrymës./FrontOnline/

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Afaristi i njohur kosovar, Shkëlqim Devolli, ka udhëtuar sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare...
    Kronika16 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në raportin e saj ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar mbi 1 mijë e 700...
    Kronika16 Janar 2025
    Dje një qytetar në Pejë, Petrit Brahimaj, ka dorëzuar në stacion policor një kuletë me para dhe dokumente personale, të cilat më...
    Të tjera
    Vip16 Janar 2025
    Xheneta i ka dërguar sërish një mesazh ish-konkurrentit të Big Brother VIP Kosova 3, Gjestit. Ajo u shpreh se në festën e...
    Vip16 Janar 2025
    Xheneta i ka dalë në mbrojtje Drilonit pas akuzave të Leo-s. Por kjo bëri që ajo të përplaset me Xuxin dhe Sarën...
    Vip16 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, kanë dhuruar spektakel deri në orët e vona të natës....
    Sport16 Janar 2025
    Ylli i FC Barcelonës, Gavi, ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij, Lamine Yamal, duke e cilësuar si lojtari më i mirë në botë...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Pasnesër fillon punën Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve 2025 në Kosovë, njoftoi Zyra e këtij misioni. Mandati dhe objektivat e...
    Kronika16 Janar 2025
    Dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër me shtetësi të huaj, të mërkurën kanë tentuar që të fluturojnë nga aeroporti “Adem...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.