×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur do të hapet Ura e Ibrit ?

    FrontOnline
    26 Nëntor 2024

    Takimi i radhës mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, pritet të mbahet në dhjetor. Megjithatë, nuk dihet nëse në agjendën e këtij takimi, temë diskutimi do të jetë edhe çështja e urës së Ibrit, e cila ende ka mbetur e mbyllur për makina.

    Takimi i radhës mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, pritet të mbahet në dhjetor të këtij viti. Kështu bëri të ditur emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

    “Me bashkëbiseduesit e mi në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Quai d’Orsay dhe gjetkë, u angazhova në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara. Këto biseda janë kritike në formësimin e punës që po bën ekipi im, ndërsa përgatitemi për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në dhjetor. Pres me padurim periudhën e ardhshme”, ka shkruar Lajçak.

    Megjithatë, nuk dihet nëse në agjendën e këtij takimi, temë diskutimi do të jetë edhe çështja e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

    Insistimi për hapjen e urës së Ibrit nga Qeveria e Kosovës kishte hasur në rezistencë të madhe ndërkombëtare. Bashkimi Evropian kishte theksuar se hapja e urës është temë e dialogut dhe se çdo vendim për të duhet të merret përmes dialogut, raporton RTK.

    Ndonëse raporti fillestar që u publikua nga Ministria e Infrastrukturës para disa muajve vlerëson se kjo urë është e qëndrueshme, ura vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim të automjeteve ndërsa është e hapur vetëm për këmbësorë.

    Në fillim të vitit 2023, Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut kishte marrë një vendim për hapjen e urës. Sipas zëvendëskryesuesit të Kuvendit Komunal në këtë komunë, hapja e urës është e nevojshme dhe i kontribuon normalizimit.

    “I qëndrojmë mbrapa vendimit që kemi marrë si asamble komunale. Duhet të punojmë fort që të hapet ura, por edhe më fort duhet të punojmë që t’i ruajmë bashkësinë ndërkomëbtare, këta që po na ruajnë, ndërsa edhe më fort duhet të punojmë me komunitetin shumicë serb dhe t’i bindim që është e drejtë universale dhe interes edhe i tyre hapja e urës. Ky simbol sa më parë të hapet aq më lehtë do të arrihet në fazat e normalizimit që është i nevojshëm për të gjithë qytetarët”, tha Skënder Sadiku, zëvendëskryesues i KK në Mitrovicë të Veriut.

    Ani pse nuk ka një datë të caktuar për hapjen e urës, kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar se nuk do të lejojnë që kjo çështje të zvarritet pafundësisht.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo. Osmani thotë se bashkëpunimi...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Avokati përfaqësues i dëshmitarit Halil Çadraku, u ankua të martën në Hagë për përkthimin e po ashtu edhe për shqiptimin e mbiemrit...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Një burrë në Leposaviq ka njoftuar policinë se dikush ka thyer derën e fabrikës së tij, e cila është jashtë funksionit dhe...
    Të tjera
    Lajme26 Nëntor 2024
    Dy të rinj nga Podujeva po raportohet se janë arrestuar të premten nga autoritetet serbe. Siç raporton Llapi.info, ata u arrestuan nga...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra dje në Prizren pasi të njëjtit dyshohet se janë kapur duke kontrabanduar municion nga Serbia...
    Kronika26 Nëntor 2024
    Është zhdukur një grua në Obranqë të Podujevës. Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ajo është larguar nga...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar mesazhin e një personi i cili e ka ofenduar rëndë në rrjetin social Facebook. Në...
    Sport26 Nëntor 2024
    Është kthyer përsëri në pikë referimi. Xherdan Shaqiri realizoi për herë të parë përpara tifozëve të tij, në një ndeshje të rëndësishme...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kolumbi, ku mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Eliminimin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.