Qytetarët e Shteteve të Bashkuara i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur të preferuarin e tyre në zgjedhjet presidenciale.
Presidenti aktual Donald Trump është duke shpresuar për një mandat tjetër, por për këtë ai duhet të mundë demokratin dhe njëherit zëvendëspresidentin Joe Biden.
Deri më tani është konfirmuar se mbi 100 milionë amerikanë tashmë kanë votuar, duke u bërë kështu zgjedhjet me numrin më të madh të votuesve në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Por edhe pasi të mbyllen qendra e votimit, do të duhej disa orë që të mësojmë se kush ka fituar. E derisa brenda natës nuk mund të numërohen të gjitha votat, zakonisht dihet fituesi nëse ka vota të mjaftueshme sa për ta konfirmuar rezultatin.
E për shkak të pandemisë së coronavirusit, ka pasur rritje të numrit të qytetarëve të kanë votuar më herët (me postë). Votat me postë fillimisht duhet të verifikohen nga organet kompetente, e në disa vende tashmë ka filluar numërimi i tyre.
Kjo nënkupton se në disa shtete do të duhen ditë të tëra për ta nxjerrë fituesin – në veçanti nëse ata kanë një rezultat të përafërt me njëri-tjetrin.
Por kur do të mund të dimë kush i ka fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA?
Nëse Joe Biden apo Donald Trump kanë fituar, indikacionet e para do të mund t’i kemi në orët e para të mëngjesit të mërkurës (4 nëntor). E nëse rezultati është i përafërt, do të duhen disa ditë.
E shtetet që luajnë rol të madh në zgjedhje mund të japin një pasqyrë se si kanë rrjedhur zgjedhjet. Nëse Biden fiton në Arizona dhe Florida, ai sigurisht se do të kërkoj fitoren e përgjithshme.
E nëse Trump fiton në Arizona dhe Florida, kjo tregon se zgjedhjet do të jenë shumë më afër. Demokratët sipas gjitha gjasave të votojnë me postë, derisa Republikanët preferojnë të shkojnë në kutitë e votimit.
E votat në kutitë e votimit numërohen më shpejtë, që do të thotë se shtetet fillimisht do të raportojnë shifra të mëdha për Trumpin. Por kur atyre u shtohen votat me postë, mund të jetë një rikthim në dobi të Bidenit.