Si një nga markat më të njohura të super-makinave në botë, shumë pyesin se kur do ta shohim një Ferrari plotësisht elektrik.
Sipas, CEO-s, Benedetto Vigna, zhvillimi i Ferrarit të parë elektrik është përpara afatit të caktuar.
Ndonëse nuk do të vijë edhe dy vjet, prodhuesi italian i makinave sportive po avancon më shpejt se sa pritej në këtë drejtim.
Vigna tha se “projekti i parë i modelit plotësisht elektrik i Ferrarit po shkon siç ishte planifikuar, por për disa procese janë edhe përpara afatit”.
Sipas Automative News, Ferrari po avancon më shpejt në disa aspekte teknike të projektit, se sa pritej.
Kjo do të mund të kursejë kohë derisa Ferrari zhvillon EV-n e tij të parë, pasi teknikët potencialisht mund t’i zgjidhin problemet më shpejt./FrontOnline/