Kosova nuk pritet që shpejt të jetë pjesë e Byrosë së Kartonit të Gjelbër pasi fillimisht duhet të jetë vend anëtare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Por pavarësisht kësaj, menaxhmenti aktual është duke bërë përpjekje që të përmbyllë marrëveshje si kjo me Malin e Zi edhe me shtetet e tjera.
“Meqë Kosova nuk është anëtare e OKB-së nuk mund të jetë anëtare e Byrosë së Kartonit të Gjelbër në Bruksel. Ne si menaxhment i ri po i përmbyllim marrëveshjet që i kemi me shtetet që i kemi përreth”, ka thënë Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, për FrontOnline.
Mazreku thotë se marrëveshjet me shtetet fqinje ua mundësojnë që të depërtojnë edhe te shtetet e tjera.
Byroja Kosovare e Sigurimeve do të investon në pajisje teknologjike në Policinë e Kosovës ku synohet që të ulet numri i automjeteve të paregjistruara./Front Online/
Mazreku: Brenda një muaji hiqet sigurimi kufitar me Malin e Zi