Cadillac ka bërë disa koncepte të shkëlqyera në vitet e mëparshme, dhe tani ata kanë thënë se duan të bëjnë edhe një hiperveturë.
Në një intervistë me gazetën australiane Carsales, shefi i dizajnit të General Motors, Michael Simcoe tha se “a mund të ndërtojmë një hiperveturë? Po. A e duam atë? Po. A po e ndërtojmë tashmë? Nuk më lejohet të zbuloj kaq shumë”.
Ai shtoi se ky model nuk do të duhej të ishte 100 për qind elektrik, por nuk e hodhi poshtë mundësinë që kjo të ndodhë.
Një hiperveturë me kreshtën Cadillac nuk do të ishte një ide kaq e çuditshme, duke pasur parasysh se ka precedentë me vetura konceptuale. Këtu nuk po flasim vetëm për Cien-in, por për Sixteen-in e vitit 2003, me motorin e madh V16.
Krahas kësaj, Simko ka folur edhe për veturat “normale”, duke thënë se fuoristradat janë një “e keqe e domosdoshme”.
“Ata morën tregun sepse bota rreth nesh po rritet dhe të gjithë duan të jenë pjesë e tij. Të gjithë ulen në makina më të larta, sepse është një blerje racionale”, tha Simko.