Sonte në Big Brother VIP është analizuar debati i javës në shtëpi.
Në debat janë përfshirë Iliri, Monika dhe Donaldi.
Iliri e kishte quajtur hipokrite Monikën dhe kjo i kishte reaguar ashpër.
Në të njëjtën kohë, Donaldi ka dalë në anën e Monikës dhe pastaj klipet janë komentuar në studio.
Monika ka përmendur se Iliri i ka thënë se “kur të dalim nga shtëpia do ta shohësh Ilirin e vërtetë”.
Për këtë, ky i fundit ka reaguar jo lehtë.
“Kjo nuk është e vërtetë, është utopi. Unë nuk kam thënë kurrë se do ta shohë Ilirin e vërtetë jashtë në shtëpi. Në fakt, ne do ta shohim Monikën e vërtetë jashtë shtëpisë, sepse unë mendoj se ajo ndryshe sillet në shtëpi, ndryshe do të sillet dhe sillet jashtë saj”, theksoi Iliri në diskutim e sipër.