Është mbyllur ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Llapit dhe Prishtinës.
Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi ishte nikoqir i Prishtinës në pasditën e sotme, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e zhvilluar në Podujevë u mbyll baras 2:2.
Me këtë barazim, gjegjësisht me rezultat të përgjithshëm 5:4 nga dy ndeshjet, Llapi kualifikohet në finalen e Kupës së Kosovës.
Në finale, Llapi do të përballet me Dukagjinin e Klinës./FrontOnline/