Përveç “Euro 2020”, kjo verë do të jetë e pasur edhe me futbollin e Kupës së Amerikës.
Nga sonte, do të nis ky kompeticion, me dhjetë kombëtare që luftojnë për trofeun, shkruan FrontOnline.
Dhjetë kombëtaret në fjalë janë të ndara në dy grupe.
Katër kombëtaret e para nga të dyja grupet kualifikohen tutje.
Në Grupin A janë: Argjentina, Paraguai, Bolivia, Uruguai dhe Kili.
Kurse, në Grupin B janë: Ekuadori, Peru, Venezuela, Kolombia dhe Brazili.
Finalja e madhe e Kupës Amerikës do të zhvillohet më 11 korrik./FrontOnline/