Pas gati tre muajsh, djelmoshat e Përfaqësueses së Kosovës do të zbarkojnë sot në fushën e gjelbër.
“Dardanët” do ta zhvillojnë një miqësore kontrolluese me San Marinon në pasditën e sotme, shkruan FrontOnline.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 18:00.
Se San Marino është kundërshtar i dobët për Kosovën, e tregojnë edhe statistikat e kësaj kombëtareje.
Fitoren e fundit, San Marino e arriti më 28 prill të vitit 2004 kundër Lihtenshtajnit me rezultat minimal, 1:0.
Madje, kjo ishte fitorja e parë në histori për San Marinon.
Ndërkaq, humbjen më të thellë e përjetoi në vitin 2006 kundër Gjermanisë 13:0./FrontOnline/