×
  • Lajme
  • Lajme

    Kundër dhu*nës gjinore, Haxhiu dhe Konjufca thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit

    FrontOnline
    26 Nëntor 2024

    Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore, u mbajt konferenca gjithë ditore “Të Bashkuar Kundër Dhunës – Mjaft!”.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë fjalimit të saj tha se Kosova ka bërë hapa përpara në shumë drejtime në luftimin e dhunës me bazë gjinore.

    Ajo tha se si ministre është përkushtuar që ligjet të mos jenë vetëm fjalë, por një “armë e fuqishme kundër dhunës”.

    “Dhuna nuk është vetëm një akt, dhuna është një plagë që na sfidon si shoqëri. Një dështim politik që kërkon një përgjigje të guximshme. Kosova ka bërë hapa përpara në shumë drejtime, por suksesi si shtet matet më së shumti nga ajo që ne si institucione bëjmë për më të dobëtit. Dhuna në familje dhe dhuna në bazë gjinore vazhdojnë të jenë sfida tona të mëdha. Si ministre e Drejtësisë jam përkushtuar të mandatit tim për të siguruar që ligjet të mos jenë vetëm fjalë dhe vepra ,por armë të fuqishme kundër dhunës dhe ne përmes mekanizmave adekuate ne po forcojmë mekanizmat ligjit. E them me zë të lartë që mediat kjo thirrje është që mediat të jenë aleat sepse dhunuesit nuk duhet të amnistohen dhunuesi duhet të marrë përgjegjësinë për atë që e ka bërë”, ka thënë Haxhiu, raporton Ekonomia Online.

    Edhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka thënë se tashmë institucionet janë më të përgatitura për t’iu përgjigjur viktimave të dhunës.

    “Fushata globale e 16 ditëve është dëshmi se përpjekjet për ta dënuar dhunën e cila është me bazë gjinore, është i domosdoshëm një solidaritet dhe angazhim i përditshëm. Fatkeqësisht dhuna gjinore mbetet një problem i madh edhe ndonëse janë bërë hapat për avancimin dhe ngritjen e ndërgjegjësimit dhe të gjithë e dinë se kemi shumë punë për të bërë. Institucionet janë më të përgatitura tash për t’iu përgjigjur viktimave të dhunës”, ka thënë Konjufca.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Nëntor 2024
    Koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, sot zyrtarisht iu bashkua edhe Lista Ideali e udhëhequr nga Nuredin Lushtaku. Kjo...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Në pesëvjetorin e tërmetit vdekjeprurës në Shqipëri, kryetarja e Durrësit, Emiriana Sako tha se objektivi është që procesi i rindërtimit të mbyllet...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Sot do të bëhet hapja e ambasadës së Kosovës në Bogota të Kolumbisë. Ajo do të përurohet nga presidentja Vjosa Osmani. Këtë...
    Të tjera
    Lajme26 Nëntor 2024
    Një person i cili është aksidentuar më 20 nëntor, ka ndërruar jetë ditën e djeshme. Viktima sipas policisë, ishte duke u trajtuar...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se e kanë lokalizuar në Vushtrri një veturë që ishte në kërkim nga Gjermania. Rasti është duke...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Shtatë persona janë rrahur në Lipjan dje, teksa dy kanë pësuar lëndime si pasojë e përdorimit të thikë. Ata janë duke u...
    Kronika26 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Koliq të Prishtinës. Me urdhër të prokurorit është bërë...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Dy të rinj nga Podujeva po raportohet se janë arrestuar të premten nga autoritetet serbe. Siç raporton Llapi.info, ata u arrestuan nga...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra dje në Prizren pasi të njëjtit dyshohet se janë kapur duke kontrabanduar municion nga Serbia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.