Për të pestën ditë me radhë, Drejtoresha Ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova, bashkë me Kryetaren e Organizatës ”Thirrjet e Nënave”, Nesrete Kumnova, po protestojnë në mënyrë paqësore, për të shkarkuar zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj.
Kjo lidhur me deklaratat e tij të dhëna së fundi, lidhur me çështjen e të pagjeturve.
Duke kërkuar në heshtje shkarkimin e zëvendëskryeministrit, Rogova dhe Kumnova mbanin me vete pankarta ku shkruhej ”IK Driton Selmanaj”.
Kumnova, nga ”Thirrjet e Nënave” me këtë rast tha se, ky është mëkati më i madh që ka bërë Selmanaj, prandaj po kërkojnë dorëheqjen e tij.
Protesta u zhvillua pranë objektit të Qeverisë së Kosovës./FrontOnline/