×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kumbaro: 9.7 milionë turistë të huaj në Shqipëri nga janari deri shtator

    FrontOnline
    12 Tetor 2024

    Numri i turistëve që kanë vizituar vendin tonë, nga janari në shtator të këtij viti është 9.7 milionë. Shifrën e bëri me dije Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, gjatë analizës së sezonit turistik veror 2024.

    “9,7 milionë vizitorë të huaj që kemi pritur nga janari në shtator, në mbyllje të sezonit, duke arritur pothuaj gjithë bilancin e vitit që shkoi, që ishte edhe viti rekord në turizëm. Janë tregues i një turizmi që rritet bashkë me ambiciet tona për të konsoliduar një ofertë me nivelet më të larta të cilësisë, standardeve dhe mikpritjes”, tha ministrja.

    Teksa prezantoi Strategjinë e re Kombëtare të Turizmit nën vizionin e Shqipërisë turistike 2030, Kumbaro tha se projekti parashikon edhe ndarjen e vendit në 6 rajone turistike, konkretisht: Rajoni turistik i bregdetit të Adriatikut, rajoni turistik verior i brendshëm, rajoni turistik i Tiranës, rajoni turistik i bregdetit të Jonit si dhe rajoni turistik jugor i brendshëm.

    Sipas ministres, Shqipëria ka arritur të konsolidojë ofertën turistike , duke e shtrirë gjatë gjithë vitit dhe në të gjithë territorin.

    “Kemi zbuluar rrugën për të pasur turizëm të shtrirë në kohë dhe në territor dhe këtë e tregojnë 4.5 milionë vizitorët e zonave të mbrojtura gjatë vitit 2024 apo 1 milion vizitorët e siteve të kulturës, falë punës së mirë që është bërë në promovimin e trashëgimisë kulturore. E tregojnë gjithashtu 270 ofertat në agroturizëm dhe kërkesa shumë e lartë për të qenë në këtë treg, ndërsa falë strategjisë së Agorturizmit, synimi është që potencialet e këtij sektori të përkthehen në 1000 njësi deri në vitin 2030”, tha Kumbaro.

    Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku theksoi si sfidë kryesore të këtij sezoni turistit ishte energjia.

    “Një sfidë e madhe për ne la qenë energjia elektrike, ofrimi i saj në mënyrë të pandërprerë, duke patur parasysh që për një periudhë të gjatë kohe, kemi pasur konsum në nivel maksimal, ose rekorde të paprekura më parë. Një shifër që na ka vendosur në vështirësi, jo për shkak të sasive që duhej të ofronim sepse ky ka qenë një vit i mirë hidrik, por për shkak të sasive të transmetimit duke e vënë operatorin e shpërndarjes dhe transmetimit në një situatë të vështirë që u kalua me sukses”, tha Balluku./RTSh

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Analisti dhe një nga themeluesit te Democratization Policy Council, Kurt Bassuener, në një intervistë për “Public Square” të Ditmir Bushatit ka folur...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Admirali i Marinës së ShBA-së Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli – e cila mbikëqyr...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të premten se Turqia dhe Serbia kanë vendosur të punojnë së bashku për t’i...
    Të tjera
    Lajme12 Tetor 2024
    Tensionet e vazhdueshme etnike në veri të Kosovës mund të shkaktojnë një përsëritje të dhunës të para një viti në këtë zonë,...
    Lajme12 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndrojnë në Mynih të Gjermanisë ku edhe po...
    Lajme12 Tetor 2024
    Në pikën kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë, atë të Horgoshit, autoritetet serbe thonë se mëngjesin e sotëm kanë arrestuar një ish-pjesëtar të...
    Lajme12 Tetor 2024
    Shoqata e Prokurorëve të Kosovës dënon me forcë kërcënimet e drejtuara ndaj ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren,...
    Sport12 Tetor 2024
    Kombëtarja e Kosovës sot do të përballet me Lituaninë në kuadër të Ligës së Kombeve. Pas humbjes ndaj Rumanisë 0:3, Kosova triumfoi në...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se qytetarët e dijnë se të vetmen rritje të pagave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.