Rriten shifrat e infektimeve edhe në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10.010 raste të reja dhe 55 viktima.
Sipas buletinit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 150,377 tamponë çfarë reflekton edhe rritjen e numrit të infektimeve.
Një ditë më parë Italia regjistroi 8804 infektime të reja dhe 83 viktima.
Nga nisja e pandemisë Italia regjistron 391,611 të infektuar me Covid-19 dhe 36,427 viktima.