Dy klubet e mëdha shqiptare, Prishtina dhe Shkëndija e Tetovës janë shpallur kampionë këtë edicion në Kosovë, respektivisht në Maqedoninë e Veriut.
Për këtë arritje, dy skuadrat shqiptare i ka uruar edhe klubi nga Shqipëria, Kukësi, shkruan FrontOnline.
Në rrjetin social “Facebook”, klubi i Kukësit iu ka uruar dy skuadrave sukses edhe në arenën ndërkombëtare.
Postimi i plotë i Kukësit:
“Futboll Klub Kukësi uron dy ekipet shqiptare, FC Prishtinën dhe KF Shkëndijën për titullin kampion të fituar në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Urojmë që dy klubet shqiptare, të bëjnë një paraqitje sa më dinjitoze në arenën ndërkombëtare dhe të cojnë sa më lart flamurin shqiptar.
Urojmë që dy klubet kampione t’i kemi së shpejti në një turne inagurues për stadiumin tonë“./FrontOnline/