×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon ish-kryeministri shqiptar pasi Kukësi përmendet në aktakuzë

    FrontOnline
    05 Nëntor 2020

    Pas arrestimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, gjykata e Hagës ka publikuar edhe akuzat. Në akuzë thuhet se midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 janë kryer krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit. Sipas akuzës këto krime janë kryer në disa vende në Kosovë si edhe në Kukës dhe Cahan në Shqipërinë Veriore nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.

    Por çfarë mendon Pandeli Majko, ish-kryeministër i Shqipërisë asokohe?

    “Po të ishin të vërteta këto do të ishin bërë shumë dokumentarë deri tani, do të kishte informacione nga shtete partnere, anëtare të NATO-s. Për dijeninë tuaj, gjatë luftës në Shqipëri me kërkesë të qeverisë shqiptare është vendosur edhe një mision i gjykatës së Hagës për të shqyrtuar krimet e luftës dhe ky mision jetonte në vilën e kryeministrit se unë nuk jetoja atje. Ka hetuar dhe ka mbledhur informacion për krimet e luftës që vinin nga pala serbe. Sa i përket insinuatave se krime të tilla janë bërë nga UCK, jo vetëm janë të tepruara, por do të vinte në dyshim prezencën e forcave të NATO-s. Prezenca ndërkombëtare në Shqipëri ka qenë e jashtëzakonshme” tha ai.

    Shtëpia e verdhë? “Nuk ekziston asnjë dokument, që të ketë identifikuar natyra të tilla si ato që janë shkruar sot nga gjykata speciale” tha Majko te Opinion. E gjithë kjo stuhi, Majko thotë se po bëhet për të ndryshuar elitën politike në Kosovë. “Për pozicionin e Shqipërisë dhe luftës janë dokumente, ka dosje të cdo shteti pjesëmarrës dhe arkivat e NATO-s. Kjo është një dramë për të gjithë. Mund të zgjidhej metodë më e ndryshme për të ndryshuar elitën politike të Kosovës. Ky është opinioni im” përfundoi ai.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Në dy raste të ndara, policia ka arrestuar dy persona në Gjakovë, pasi u është gjetur substanca narkotike. Rasti i parë ka...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Është raportuar në polici se një shtëpi në fshatin Shkarashnik të Malishevës është djegur. Policia ka bërë të ditur se zjarri është...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia ka ndaluar në Bërnjak një furgon me targa serbe, që po drejtohej nga një shtetas i Serbisë dhe me atë automjet...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Ligjvënësit kryesorë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve thonë se në Kongres kanë filluar diskutimet rreth luftës së Rusisë në Ukrainë në një...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Dy vrasje në Klinë dhe disa persona të therur me thikë, kanë tronditur Kosovën gjatë kësaj jave. Të hënën në Ferizaj janë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    67 kandidatë kanë kaluar me suksese testin nga fusha penale dhe civile të mbajtur në Akademinë Kosovare për Siguri Publike për 21...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të premten se ka zgjedhur zëdhënësen e tij të tranzicionit, 27 vjeçaren Karoline Leavitt si sekretare...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka marrë dje pjesë në organizimin për shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Kosovës. Të pranishmëe,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.