Drejtori për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës Dren Kukaj, ka thënë se është përgatitur një platformë me anë së cilës do t’iu dilet në ndihmë gjashtë target grupeve sociale.
Kukaj në Klan Kosova tha se brenda këtij target grupi bën pjesë edhe komuniteti LGBTI.
Ai sqaroi se Komuna ka planifikuar të ndërtoi dy objekte, njërën që do t’i mundësonte pjesëtarët e këtij komuniteti qëndrim ditor dhe tjetra strehim të përkohshëm.
“Komuna e Prishtinës është komuna e parë në Kosovë që ka përgatitur një platformë për mirëqenie sociale të cilën e kemi titulluar “Prishtina e së cilit”, ku i kemi gjashtë target grupe të cilët ne si komunë do të punojmë”.
“Familjet me asistencës sociale, gratë dhe fëmijet në situata të vështira sociale, të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuar, janë të moshuarit, janë minoritetet etnike dhe gjithashtu janë edhe pjesëtarët e komunitetit LGBT”.
“Këto përbëjnë kategoritë që në forma të ndryshme qëndrojnë të diskriminuar nga pjesa e tjetër e shoqërisë. Për komunitetin LGBT ne si komunë e Prishtinës kemi vendosur që të hapim dy qendra”.
“Njëra nga këto është e tipit “Drop In”, e qëndrimit ditor. E cila ofron një hapësirë të sigurtë për pjesëtarët e këtij komuniteti që të marrin mbështetje e nevojshme psiko-sociale”.
“Ne do të ndërtojmë edhe një strehimore që do të iu ofroj pjesëtarëve të këtij komuniteti strehim të përkohshëm, të cilët bjen pre e dhunës në familje që për shkak të orientimit seksual e kanë të pamundur të qëndrojnë”.
“Aktualisht pjesëtarët e këtij komuniteti po kërkojnë strehim në Shqipëri për shkak të mungesës së një strehimore të tillë. Dhe në këtë formë ti dalim në ndihmë këtij komuniteti”.