Xhudo është sporti që i ka sjellur sukseset më të mëdha Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Meritat më të mëdha në sukseset e xhudistëve kosovarë i ka trajneri Driton Kuka, shkruan FrontOnline.
Në mëngjesin e sotëm, Kuka e ka publikuar një fotografi me xhudisten Distria Krasniqi.
Ai në këtë postim shkruan mes të tjerash se “sporti dhe sportistët janë shtylla shtetërore për imazhin e Kosovës”.
Postimi i plotë i Kukës në “Facebook”:
“Për një javë të mbarë …
Një selfie nga Evropiani ditë më parë!
Me Kampionen Evropiane Disin.
Sporti në 10 vitet e fundit në mënyrë progresive ka ecur përpara në çdo aspekt!
Me rezultate por edhe me avancimin e përkrahjes!
Sporti dhe sportistët shtylla shtetërore me impaktin më pozitiv për imazhin e Kosovës.
Me shpresë që kjo do vazhdoj …”./FrontOnline/