Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka e ka përgëzuar Akil Gjakovën për suksesin e sotëm.
Xhudisti pejan e fitoi medaljen e artë në Lisbonë sot, duke u shpallur Kampion i Evropës në xhudo, shkruan FrontOnline.
Kuka u shpreh tejet i lumtur, derisa në rrjetet sociale zbuloi se kjo ishe medalja e parë elitare për meshkujt e Kosovës në Kampionate Evropiane.
Postimi i plotë i Driton Kukës:
“Mbreti i Evropës ….
Kampion Evropian Akil Gjakova!
Medalja e parë Elitare për meshkuj në Kampionate Evropiane!
Ditë e lumtur dhe e madhe për vendin dhe popullin tim!
Pas mbi 20 medaljeve Elitare për vajzat tona heroina erdh edhe medalja e parë për meshkuj!
Po përmbushem në çdo aspekt nga nxênësit e mi!“./FrontOnline/